Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Kavajës ka prangosur Kreun e Drejtorisë së Kolaudimit në ARRSH për marrjen në dorëzim të rrugës pa e kolauduar, duke e cuar në 3 numrin e zyrtarëve të arrestuar për shpërdorim detyre. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve mbylli sot barrierën anësore, që u bë shkak për ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë PD përmes Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma deklaroi nga vendi i aksidentit, fakte të reja, për të cilat tha se thellojnë skandalin.
Prokuroria e Kavajës ka arrestuar një tjetër zyrtar të ARRSH-së si përgjegjës për aksidentin e Kavajës ku humbën jetën dy të mitur.
Lekë Tushaj, drejtor i sigurisë dhe cilësisë në ARRSH akuzohet për shpërdorim detyre, pasi mori në dorëzim rrugën Shkozet-Kavajë, pa e kolauduar. Një ditë më parë u arrestuan dhe dy zyrtarë të ARRSH për shpërdorim detyre. Ndërkohë në lidhje me aksidentin PD deklaroi se ka fakte të reja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksidenti-i-kavajes-pd-e-njejta-firme-qe-ka-karburantin-miremban-rrugen/