Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi po diskuton sot kapitullin për Gjykatën Kushtetuese nen për nen.Anëtari i komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi, Pandeli Majko ka thënë sot është kaluar pjesa teknike e kapitullit të Gjykatave ndërkohë që nesër do të diskutohet për kapitullin e gjykatave.
"Sot kaloi kapitulli i dytë për Gjykatën Kushtetuese, nesër do diskutojmë për kapitullin e gjykatave. Do kalojë dhe paketa e ligjeve që do i përgjigjen kësaj reforme. Diskutimet sot u bënë nen për nen për draftin përfundimtar. Diskutimi sot ka qenë më i qetë, tashmë gjërat janë teknike. Paketa ndryshimeve kushtetuese do të kalojë njëherësh me reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është kyç për negociatat. Jemi në një presion të kohës? ka thënë Pandeli Majko.
Në përfundim të kësaj mbledhje, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se çështjet me karakter politik janë ende të pazgjidhura dhe se është rënë dakord që këto çështje të zgjidhen më vonë.
Në shqyrtim ishte kapitulli për Gjykatën Kushtetuese, ajo që ka rëndësi është që çështjet me karakter politik janë të pazgjidhura.
Përsa i përket çështjeve me një karakter tjetër u diskutuan. Ne sot punuam duke patuar dakordësin që çështjet e mëdha politike do të zgjidhen më von.