Report TV - Aksidenti në Kavajë, prokuroria ndalon dy zyrtarë të ARRSH-së

Report TV 2017-02-21

Views 13

Në vijim të hetimeve për aksidentin e së shtunës(7 maj), ku humbën jetën dy të mitur, 3 dhe 5 vjeç dhe u plagos nëna me fëmijën 13 muajshe Prokuroria e Kavajës ka ndalur këtë të enjte dy zyrtarë të Autoritetiti Rrugor Shqiptar nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës".

Zyrtarët e ndaluar janë Dritan Fejzo dhe Bib Gjomakaj. Mësohet se ata janë ndaluar në zyrën e prokurorit të Kavajës, nga oficerë të policisë Gjyqësore. Dy zyrtarët sipas burimeve të policisë, akuzohen se nuk kanë zbatuar një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, që parashikonte zhevendosjen e vendodhjes së karburantit përtej rrugës dytësore në segmentin rrugorë Plepa-Rrogozhinë, pranë zonës së Qerretit në Kavajë.

Po ashtu në këtë segment edhe autostrada duhej të ishte e ndarë nga rruga dytësore me trafikndarëse.

Dritan Fejzo, është drejtor juridik ne Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Bib Gjomakaj, drejtor rajonal i Autoritetit Rrugor, Tirane. Pasditen e së shtunës, një aksident i rëndë rrugor i mori jetën dy fëmijëve të familjes Negollari nga Durrësi, ndërsa e ëma mbeti e plagosur bashkë me fëmijën tjetër 13 muajsh. 24 vjeçarja Silva Negollari po shkonte sëbashku me 3 fëmijët për të takuar bashkëshortin në burgun e Rrogozhinës, i cili një ditë pas aksidentit u la i lirë.

Aksidenti ndodhi në zonën e Qerretit, ku Negollari humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Sakaq Prokuroria e Kavajës ka nisur një hetim mbi elementët e sigurisë në rrugë.

Share This Video


Download

  
Report form