Meta takon kongresmenët në SHBA: Mbështetje për Reformën në Drejtësi- Ora News

Ora News Lajme 2017-02-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar në SHBA takime me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions dhe me Kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare Kongresmenin, Michael McCaul.
Kryetari i Kuvendit vuri theksin në përpjekjet e klasës politike shqiptare në bashkëpunim me partnerët strategjikë ndërkombëtarë për realizimin me sukses të reformimit të sistemit të drejtësisë, si kyç për të ardhmen e vendit.
Dy Kongresmenët shprehën interes e mbështetje të veçantë për përparimin e reformës në drejtësi, duke nënvizuar se SHBA kanë nevojë për një Shqipëri të fortë dhe një rajon të stabilizuar.
Gjatë takimeve u diskutua mbi prioritetet e sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, duke theksuar nevojën për bashkërendim të luftës kundër terrorizmit, me vëmendje të veçantë ndaj krizës së refugjatëve dhe zhvillimeve në rajon dhe lindjen e mesme!

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/meta-ne-shba-kongresmenet-interes-per-avancimin-e-reformes-ne-drejtesi/

Share This Video


Download

  
Report form