Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako thotë se personazhe të njohura të krimit janë në hetim në lidhje me trafikun e drogës drejt Greqisë por dhe në vendet e tjera Europiane.
Sipas Ekathimerinit, banda e drogës vepronte në Belgjikë, Holandë, Bullgari, Itali, Greqi, Spanjë. Policia greke ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Klemend Balilin, i cili deri sot mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Transportit në Sarandë. Sot u shkarkua.
Haki Çako: Kam dijeni. Është një operacion i përbashkët në bashkëpunim me agjencinë e luftës kundër drogës DEA të SHBA-ve, me partnerët tanë të policisë greke dhe me disa partner të tjerë të BE. Është një nga operacionet më të sukseshme të organizuara në bashkëpunim me strukturat policore në luftën kundër krimit të organizuar në mënyrë të veçantë. Është një operacion që mbart shumë më shumë se çfarë thuhet së paku në aspektin investigativ procedurial por edhe policor. Ditët e fundit është bërë shumë zhurmë rreth këtij operacioni. Subjekte të këtij operacioni të cilat unë nuk jam i predispozuar t?i interpretoj për shkak të hetimit dhe për shkak të karakterit specifik që ka çështja, janë në hetim brenda dhe jashtë Shqipërie, janë personazhe të njohura të krimit, por kjo nuk ka të thotë se çështje të tilla meqë media, qofshin këto shqiptare apo greke mësojnë elementë të pjesshëm të çështjeve ti interpretojnë në mënyra të ndryshme. Nuk besoj se media greke është e imunizuar nga disa pasione të mediave shqiptare.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/trafiku-i-droges-cako-po-hetohen-personazhe-te-njohura-te-krimit/