Fiks Fare, 11 Maj 2016, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

Top Channel Albania 2017-02-21

Views 3

Identiteti i dyfishtë

Një banor i fshatit Rëmenj në Pogradec, vuan pasojat e veprimeve të bashkëfshatarit të tij, I cili ka të njëjtin emër dhe mbiemër me të. Nuk del dot nga Shqipëria, pasi në sistemin TIMS figuron një tjetër person me emërin dhe mbiemrin e tij që dyshohet se është vrarë në Siri.
Adi shkon në fshatin Rëmenj të Pogradecit. Në këtë fshat janë dy te rinj me te njejtin emer dhe mbiemer por qe nuk jane te te njejtin fis. Djali qe ankohet tek ne quhet Dorian Nefred Kuqo dhe djali tjeter quhet Dorian Meleq Kuqo.
Doriani i parë ankohet në Fiks fare. Ai tregon se është pajisur me pasaporte biometrike dhe ka dashur te levize drejt greqise. Por pasi kalon ne doganen greke, e kanë kthyer pa i thene arsyen. Mbas disa kohesh ai kerkon te shkoje ne Itali dhe pasi kalon nga Rinasi per te shkuar ne aeroportin e Romes edhe aty i thone se ti nuk mund te kalosh dhe e kthejnë përsëri mbrapsht. Në nje kalim per te shkuar ne Maqedoni ne piken kufitare te Tushemishtit ai kupton se problemi i tij qendronte tek sistemi TIM-s. Ky sistem e nxjerr emrin e tij me probleme pasi ngaterrohet emri i tij me djalin tjeter i cili dyshoeht se është vrare ne Siri por jo se ka nje konfirmim zyrtar, pasi ky njoftim i ka ardhur familjareve te tyre gojarisht. Mbas disa tentative te tilla ai kupton se per levizjen e tij jashte shtetin qendron nje problem i madh duke i humbur shpresat se per te do jete e mundur kjo levizje, pasi askush nuk i jep zgjidhje.
Doriani tenton të kalojë në pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit. Vëzhgojme me kamera te gjithe levizjet e tij. Pasi paraqitet ne sportel atj serish i fillojne problemet. Mbahet aty per verifikime dhe na njofton me sms se nuk e lene se ka probleme me emrin pasi keshtu e nxjerr sisitemi TIM-s. Mbahet aty per 1 ore e 30 min. Ne nje moment shkojme dhe ne me kamera tek sporteli per te pyetur pse djalin nuk e lene te kalojë. Refuzojne te na japin pergjigje pasi nuk jemi te autorizuar- thote nje police pergjegjese. ndryshon vetem atesia pasi Doriani tjeter rezulton i vrare ne siri sistemi nxjerr te dhenat dhe del per tu verifikuar Por pasi ne kete pike doganore kuptojne qe aty ndodhet FIKSI ata vazhdojne ta mbajne djalin dhe me ne fund e kthejne me nje arsyetim te shkruar ne nje formular se ai nuk ka mjete te mjaftueshme financiare. Por duke mos u bindur ne vazhdojme te kerkojme te verteten, ndaj shkojme tek zyrat e policise kufitare te pogradecit dhe takojme zv shefin e kesaj pike z Thoma Pulluqi i cili na thote se eshte e vertete qe per kete djale ka probleme ne sistemin TIM-s pasi eshte dhe nje djale tjeter me te njejtin emer i cili i ka hapur kete problem. Perpara kameres ai merr persiper te rregulloj kete handikap dhe per shume shpejt ndaj tij nuk do kete kthime nga pikat doganore.

Share This Video


Download

  
Report form