Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për çështjen e ndërtimit të pallatit 17 katësh në zonën e digës së liqenit për të shtyrë seancën gjyqësore për kërkesën e kompanisë për shfuqëzimin e pezullimit të punimeve, ka reaguar shoqëria e ndërtimit ?Gener 2?. Avokatja e kompanisë i kërkoi kryetarit të Bashkisë të distacohet nga interesat, sipas saj klinteliste, ndërsa tha se ndërtimi i objekti mban firmën e Edi Ramës si kryetar Bashkie në vitin 2008. Ndërsa Bashkia e Tiranës, nëpëmjet nënkryetarit Arbjan Mazniku tha se nuk ka asnjë konflik me kompaninë, por po mbron interesat publike.
Shoqëria e ndërtimit ?Gener 2?, që ka nisur punimet për ndërtimin e objektit 17 katësh në zonën e digës së liqenit, ka reaguar pas qëndrimit me protesta të Bashkisë së Tiranës dhe aktivistëve të shoqërisë kundër këtij ndërtimi.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/pallati-tek-liqeni-shoqeria-gener2-veliaj-po-na-cenon-imazhin-plani-i-firmosur-nga-rama/