Vllaznia në futboll për femra është kurorëzuar si kampione duke fituar trofeun e 6-të të saj.
3 tituj kampion dhe 3 kupa i takojnë vajzave kuqeblu pa harruar4 3 kampionate të fituar nën siglën e Adës. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Vllaznia festoi titullin kampion ndërsa tashmë objektiv mbetet një përfaqësim dinjitoz në eleminatorët e ligës së kampioneve. Presidenti i Vllaznisë Lazër Matija përveç këtij suksesi synon edhe ai Europën. Vllaznia fitoi edhe ndeshjen e fundit ndaj Tirana AS dhe më pas stafi bashkë me futbollistet festuan fitimin e titullit kampion.