Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekonomia shqiptare do të ketë ritmin më të dobët të rritjes në rajon duke ngelur pas Maqedonisë dhe Malit të Zi.Në raportin e fundit për perspektivën ekonomike Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka qëndruar paarashikimit për një rritje ekonomike prej 3.4 % për Shqipërinë gjatë 2016, pavarësisht se vetëm pak ditë parë Banka e Shqipërisë uli pritshmëritë për rritjen ekonomike nga 3.4 % në 3%.
Fondi Monetar Ndërkombëtar i qëndron parashikimit për rritje ekonomike 3.4% këtë vit për Shqipërinë, duke mbështetur parashikimin e Qeverisë dhe duke qenë më optimiste se Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore për ecurinë e ekonomisë sonë.
Në raportin e fundit mbi perspektivën e ekonomisë botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se rritja ekonomike e Shqipërisë do të përshpejtohet lehtë në 3.8% vitin e ardhshëm dhe në 4.1% në vitin 2017.
Sipas FMN-së, Shqipëria ka një rritje ekonomike anemike krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Ne lëmë pas vetëm Serbinë, ndërsa të gjithë vendet e tjera kanë një rritje më të lartë, si Maqedonia dhe Mali i Zi. Ndërsa Kosova parashikohet të ketë këtë vit rritje ekonomike prej 3.4% të njëjtë me atë të Shqipërisë
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/raporti-i-fmn-shqiperia-me-rritjen-me-te-ulet-ne-rajon-por-le-pas-serbine/