Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nën thirrjet ?Allahu Ekbar?, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me një total prej 126 vitesh burg 9 imamët e vetëshpallur të akuzuar për rekrutim të luftëtarëve për Shtetin Islamik.
Dënimet më të rënda Gjykata i dha për tre të akuzuarit kryesorë, për Bujar Hysën 18 vite burg, Genci Ballën 17 vite dhe Gerti Pashjan po 17 vite burg.
Më herët Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg për secilin. Për 6 të akuzuarit e tjerë, Gjykata dha nga 7 deri në 16 vjet burg, ndërsa caktoi që të dënuarit të vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë.
Të pandehurit dhe mbështetësit e tyre vendimin e pritën të ulur, pasi siç janë shprehur edhe gjatë proçesit nuk i njohin Gjykatat,por vetëm ligjet e Allahut.
Para se të dëgjonin vendimin, 9 të pandehurit kanë kryer ritin e faljes brenda Gjykatës.
Gjatë leximit të vendimit që si kurrë më parë u dha rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të martës, në sallë pati reagime të forta shpesh herë edhe në kor, ndërsa nuk munguan as kërcënimet në drejtim të trupës gjykuese.
Pas vendimit të Gjykatës, avokati i të pandehurit Orjon Reçi, Roland Islami, deklaroi se vendimi ishte i paragjykuar.
Sipas tij, ata do të kërkojnë prishjen e këtij vendimi, sepse është dhënë jashtë orarit zyrtar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/xhihadistet-krimet-e-renda-japin-18-vjet-burg-per-bujar-hysen/