Report TV - Rama prezanton stadiumin, garda s'lejon Lubonja, Bojaxhi Bushatin...

Report TV 2017-02-21

Views 1

jatë kohës që kryeminsitri Rama prezantonte projektin për ndërtimin e stadiumit të Ri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, jashtë ambienteve të Hotel Tirana ka ndodhur një incident.

Nuk janë lejuar nga Garda e Republikës të marrin pjesë në dëgjesë disa figura publike. Mes tyre ishte Fatos Lubonja, Andi Bushati, Ylli Rakipi dhe kryetari i Forumit për Trashëgiminë Kulturore, Gjergj Bojaxhi.

Incidenti ndodhi pak pasi kryeministri Edi Rama kishte nisur të fliste në mbledhje. Lubonja, Rakipi dhe Bushati kanë qenë kritikë me projektin e prezantuar pak ditë më parë për ndërtimin e ?Arenës Kombëtare? në vendin ku sot është stadiumi ?Qemal Stafa?.

Sipas disa deshmitareve ne vendngjarje, Lubonja dhe Gjergji Bojaxhi, nuk kishin emrat ne listen e te ftuarve, ndersa Rakipi dhe Bushati, preferuan te mos futen ne salle ne shenje proteste dhe solidariteti per bllokimin qe iu be Lubonjes e te tjereve.

Eshte procedure qe garda ne cdo aktivitet te Kryeministrit, pas fillimit te tij, ndalon hyrjen e gjithkujt ne salle, pa dallim, pervec gazetareve.

Share This Video


Download

  
Report form