Report TV - Tatimet letër bizneseve: Kaloni vetë biznes i madh, ndryshe ndëshkoheni

Report TV 2017-02-21

Views 1

Kompanitë e vogla me xhiro pranë pragut 8 milionë lekëve në vit, u kërkohet nga administrate tatimore të regjistrohen vullnetarisht si biznes i madh.

Në të kundërt subjektet do të verifikohen në terren, duke u ndëshkuar me gjoba të rënda në rast shkeljesh.

Është kjo përmbajtja e një letre që tatimet u kanë dërguar një numri të madh biznesesh të vogla, ku u kërkohet që të paraqiten në mënyrë të vullnetshme brenda datës 31 maj, për të bërë kalimin në biznes të madh.

?Nëse ju do të vendosni të mos e bëni një gjë të tillë, dy punonjës të Drejtorisë Rajonale Tatimore, pas kësaj date do të paraqiten pranë jush, për të bërë një verifikim dhe kontroll të situatës tuaj. Por në këtë rast, nëse do të verfikohen moskorrektësi, ju mund të bëheni objekt I masave ndëshkuese?, thekson letra e Administratës tatimore.

Por edhe më drastik është paralajmërimi për bizneset që shfaqin luhatje të xhiros ditore. Burime zyrtare pranë Administratës Tatimore pranojnë se nga punonjësit e saj bëhen rreth 1 mijë telefonata në ditë drejt bizneseve që kanë rënie të numrit të kuponëve apo të xhiros ditore.

Atyre u kërkohet informacion mbi këtë rënie dhe paralajmërohen se janë nën monitorim, gjë që shoqërohet edhe me kontroll në terren. Së paku 3 biznese të vegjël, të kontaktuar nga Report Tv, kanë pranuar se janë kontaktuar nga tatimorët për luhatje të xhiros.

Share This Video


Download

  
Report form