Drejtuesit e Universiteteve për herë të parë do të menaxhojnë fondet- Ora News- Lajmi i fundit-

Ora News Lajme 2017-02-21

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndyshe nga herët e tjera, fushata për zgjedhjet në universitete u shoqërua me tensione, kërcënime dhe debate të ashpra mes akademikëve dhe partive politike. Pati nje fushate te ndezur qe ka disa shkaqe pse ishte e tille. Kryesisht ajo lidhet me detyrat e reja te drejtuesve te universiteve bazuar ne ligjin e ri te arsimit te larte. Ata do te kene më shumë autonomi për të thithur dhe menaxhuar fondet e akorduara nga qeveria dhe ato të mbledhura ne rruge dytesore nga pagesat e studenteve. Per projekte te ndryshme studimore do te kete donacione. Pra paraja shkon per tu menaxhuar nga Ministria e arsimit, tek Universitetet dhe kjo shpjegon shume gjera, por fillimisht garen e forte ne 14 universitete ne gjithe vendin.
Zgjedhjet në universitete u dominuan nga debatet, kërcënimet, dhe arriten te shpëtojne nga politizimi pavarësisht modelit te depolitizuar qe duhet te ofroje bota akademike.
Ndryshe nga vitet e tjera, disa dite përpara votimeve, ish kryeministri Berisha denocnoi kërcënimin e kandidati për rektor Mynyr Koni, sipas tij, nga njerëz te lidhur me boten e krimit që kanë mbështetjen e qeverisë dhe kryeministri Rama. Gara mori një drejtim te papritur, që këtë here terhoqi jo vetëm opinionet e akademikëve por dhe qëndrimet politike të qeverisë dhe opozitës.
Duket se fuqizimi i univeristeteve, reputacioni dhe autonomia e rektorëve që burojnë nga ligji i arsimit të lartë, janë thelbi i një gare të ashpër dhe te forte mes kandidatëve.
Për herë të parë këtë vit implemenetohet ligji i ri i arsimit të lartë, që ndryshon rrënjësisht mënyrën se si financohen universitetet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/drejtuesit-e-universiteteve-per-here-te-pare-do-menaxhojne-fondet/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS