Nëse ti nuk ke postuar asgjë personale në facebook për disa kohë, nuk je i vetmi. Ke bërë aq shumë miq virtualë, se nuk ia vlen të ndash me të çdo gjë personale që mendon, ndjen apo po të ndodh në jetë. Mediat botërore kanë shkruar së fundmi se Facebook po lufton të kthejë rënien me 21 për qind të share-ve. Po pse kanë rënë postimet? Ai që nisi në fakt si një vend special dhe intim për të ndarë gjëra personale u zmadhua në vite dhe u shndërrua në një platformë jopersonale dhe profesionale, me miq profesional, zyrtarë, shefat dhe të panjohur. Ndiqni këtë insert që ju tregon më shumë dhe kthehemi për të diskutuar në studio...