Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të natës së kaluar në Elbasan ku 51-vjeçari Saimir Beqiri, vëllai i Gentian Beqirit, që u ekzekutua në banesë në vitin 2012, teksa ruhej nga policët, është gjetur i pajetë në oborrin e një lokali në rrugën Elbasan - Metalurgjik.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se, 51-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në afërsi të karburantit të tij që e kishte dhënë me qira.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, sapo është njoftuar, dhe ka nisur hetimet në disa pista, pasi viktima nuk është i panjohur për të, duke qenë se ai njihet si person me precedent penal të mëparshëm.
Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dyshohet se 51-vjeçari është vrarë nga vrasës me pagesë, pasi ai njihej në zonë si i përfshirë në trafiqe të qenieve njerëzore dhe drogës drejt Italisë.