Rreziqet për rritjen ekonomike në 2017

RTV KLAN 2016-12-18

Views 16

Pas miratimit në Parlament të buxhetit 2017, Konfederata e Industrive të Industrisë i tërheq vëmendjen qeverisë lidhur me rreziqet qe mund ti kanosen realizimit te objketivit per rritjen ekonomike prej 3.8% vitin e ardhshëm.

Në një analize të bërë nga Konfindustria thuhet se një nga shkaqet që mund të çojë në mos realizim të rritjes ekonomike të parashikuar, është shkalla e ulët e konkurueshmërisë së vendit krahasuar me vendet e rajonit, për tërheqjen e investimeve, si pasoje kjo e politikave fiskale jo të përshtatshme.

Niveli i ulet i investimeve kapitale tëe parashikuara, dhe çmimet jo të favorshme në tregjet ndërkombëtare, që mund të godasin lëndët e para të eksporteve kryesisht minerale dhe nafta.

Me ndikim pozitiv në ekonomi sipas Konfederatës se Industrive do të jenë edhe lehtësitë fiskale për fasonët dhe ulja në masën 50% të rentës minerare për sasitë e mineraleve, qe vazhdojnë përpunimin në vend./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form