12 mijë ton patate në Steblevë kanë mbetur stok - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-18

Views 41

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Patateve te Stebleves ne Librazhd nuk u mungon fama, por tregu. Rreth 12 mije tone te grumbulluara ne këtë zone malore rrezikojnë te kalben për shkak se nuk i ble askush. Fermerët nuk dine ç?te bëjnë. Burimi i tyre kryesor i te ardhurave, kete radhe ka shteruar. Fermerët kërkojnë subvencione nga shteti ne te kundërt kjo kulture mund te shkoje drejt zhdukjes. Patatja është nje prodhim qe mund te duroje, por jo te përballoje per nje kohe te gjate dëborën dhe ngricat. Tregtaret qe janë interesuar kane ofruar çmime qe sipas fermerëve jane te ulëta. Edhe nëse duan ta sheshin vete ne qytet, rruga e gjate dhe e shkatërruar si dhe patatet e importit e bëjnë gjithçka te pamundur. Komuna e Stebleves qe kufizohet me Librazhdin dhe Dibrën është nje vend ideal për prodhimin e patates, por aspak favorizues për shitjen e saj.

Share This Video


Download

  
Report form