http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë mbrëmjen e se shtunës edhe ankesën e fundit te LSDM-se. Anëtaret votuan katër pro dhe katër kunder, ndërsa përfaqësuesi i BDI-se abstenoi ne rastin ku kërkohej rivotim ne komunën e Tearces ne njësinë zgjedhore 6. Votimi u parapri nga nje debat i gjate mes anëtareve te Komisionit, te cilet gjithashtu kontrolluan materialin zgjedhor dhe dëgjuan anëtaret e Komisionit Komunal Zgjedhor. Ne kete mënyre, Komisioni i Zgjedhjeve mbylli procedurat e ankimimit, duke pranuar vetëm nje ankese te Lëvizjes Besa per anulimin e votimit ne nje vendvotim ne Gostivar. Ne total, 6 ankesat e LSDM-se dhe shtate te tjerat e Lëvizjes Besa u hodhën poshtë nga anëtaret e Komisionit te Zgjedhjeve. Por forca politike e Zoran Zaev ka paralajmëruar se do t?i dërgoje ankesat e saj ne Gjykatën Administrative. Ndërsa Komisioni zgjedhor merrej me ankesat e opozitës, ne nje fjalim te mbajtur përpara mbështetësve te VMRO-se qe protestonin jashtë, kryetari i kësaj partie Nikolla Gruevski foli ashpër per ambasadoret e huaj.?Një shtet sovran duhet te marre vendime ne mënyre sovrane. Disa ambasadorë filluan të përzihen në politikën e brendshme të vendit. Ajo duhet të ndalet. Ne mbetemi të hapur për komunikim me ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve tjera, por ata qe kane filluar te përzihen ne punet e brendshme te Maqedonisë, nuk duhet ta bëjmë me kete.?Gruevski theksoi se e drejta per te formuar qeverinë i takon VMRO-se si forca e pare ne zgjedhje.