Kryeministri Edi Rama vlerëson ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, për ndërmarrjen e një prej reformave më të rëndësishme të vendit, atë në sistemin arsimor.
Gjatë një pritje me mësueset më të mira të Qarkut të Vlorës, në kuadër të festave të fundvitit, kreu i qeverisë falenderoi mësuesit për rezultatetet pozitive të gjetu5ra në raportin "PISA 2015".