Report TV - Fushë-Krujë, shkrumbohen nga zjarri dy banesa, s'ka të lënduar

Report TV 2016-12-18

Views 0

FUSHË-KRUJË- Dy banesa janë shkrumbuar plotësisht në lagjen "Kastrioti", si pasojë e një zjarri të rënë mëngjesin e sotëm.

Fatmirësisht nga zjarri nuk kanë mbetur persona të lënduar.

Banesat në të cilat ka rënë zjarri janë në pronësi të Lik Balliut dhe Rruzhdi Dedes. Shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Zjarrfiksja e Fushë-Krujës nuk ka qenë në vendngjarje pasi ishte me defekt. Fikja e zjarrit është bërë nga dy zjarrfikse nga Tirana, një nga Durrësi dhe një zjarrfikëse e firmës të pastrimit të qytetit të Fushë-Krujës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS