Prokuroria e Apelit Durrës ka dorëzuar këtë të premte në Gjykatën e Lartë rekursin kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila vendosi lirim me kusht për të dënuarin Lulzim Berisha.
Akuza argumenton se Lulzim Berisha duhet të kthehet në qeli dhe nuk mund të përfitojë nga dënimi me kusht, për disa arsye.
Sipas Prokurorisë, veprat për të cilat është dënuar Berisha janë mjaft të rënda dhe ai nuk mund të përfitojë nga lirimi para kohe.
Ai u arrestua në Prill të vitit 2006, në Tetovë pasi ishte shpallur në kërkim për 5 vrasje dhe krijim të një organizate kriminale.
Gjithashtu në rekus, Prokuroria e Apelit Durrës sqaron se uljet e dënimit ndër vite për Lulzim Berishën kanë qënë të pajustifikuara nga togat e zeza.
Prokuroria dyshon se koha e llogaritjes së kohës së burgim nuk është e saktë.
Rekursi në Gjykatën e Lartë vjen një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht se kishte nisur një hetim për mënyrën si u lirua Berisha.
Në sitën e hetuesve do të kalojnë veprimet e disa gjyqtarëve. Të njëjtën vepër dyshohet se kanë konsmuar edhe zyrtarë të Bashkisë Durrës, që kanë garantuar punësimin e tij, duke favorizuar lirimin me kusht.
Lulzim Berisha ka përfituar nga një seri e gjatë vendimesh gjykate për ulje dënimi. Ai u dënua fillimisht me burg përjetë, më pas vendimi u ul në 25 vjet, por kreu i ?Bandës së Durrësit? bëri vetëm 10 vjet burg dhe u lirua me kusht 5 vjet përpara se t?i përfundonte afati i dënimit.