http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas debatit për lirimin me kusht të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ekspertë të shërbimit të provës thonë se procedura po keqinterpretohet. Gjykata ka dhënë vendim në bazë të nenit 64 për lirimin e Berishës për të cilat i pandehuri kishte përmbushur kriteret. Sipas ligjit, lirimi me kusht nuk monitorohet nga shërbimi i provës, pasi Berishës nuk i është caktuar dënim alternativ. Në vendimin e Gjykatës, nuk përmendet as detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik, i cili monitorohet nga shërbimi i provës. Garancia e dhënë nga Bashkia e Durrësit për punësimin e tij dhe riintegrimin në komunitet, mbetet për t?u vlerësuar vetëm nga Gjykata, por kurrsesi si faktor kryesor për lirimin me kusht. Te enjten, Prokuroria e Durrësit nisi hetim për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës? lidhur me praktikat gjyqësore, gjithashtu edhe për praktikat administrative të ndjekura nga ana drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur me lirimin me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha. Sipas njoftimit, Prokuroria po shqyrton ligjshmërinë e vendimeve të dhëna në kohë të ndryshme për të dënuarin Lulzim Berisha nga gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit, për përfitim të uljes së dënimit, përfitimit të amnistisë, si dhe ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga Burgu i sigurisë së lartë, në atë të zakonshëm.