http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Kjo mund te jete dita e fundit qe me shihni dhe dëgjoni zërin tim?. Ky mesazh prekës i percjelle nga nje 10 vjeçare ne emer te 47 fëmijëve jetime qe gjenden ne nje jetimore te Alepos, është deshmi e tmerrit qe po ndodh ne qytetin sirian. Nje video qe po qarkullon ne te gjithe boten eshte thirrja dëshpëruese per ndihme e te miturve qe kane humbur gjithçka nga lufta dhe kërkojnë t?u shpëtojnë bombardimeve qe u kane marre femijerine. Ne emer te tyre, 10 vjecarja lutet qe organizatat e fëmijëve dhe per te drejtat e njeriut t?i shpëtojnë motrat dhe vellezerit e saj nga makthi ne te cilin po jetojnë. Per shkak te bombardimeve e kane te pamundur te dalin jashte jetimores dhe ajo qe kërkojnë eshte shume pak, te kene buke per te ngrëne dhe uje per te pire. Ndonëse me planin e evakuimit pritej te ndodhte largimi i tyre nga Alepo, ende nuk dihet nese kjo ka ndodhur. Shpresat jane zbehur pasi kete mëngjes qeveria siriane e pezulloi transferimin e civileve dhe luftëtareve nga lindja e Alepos, duke akuzuar rebelet se kane shkelur kushtet e marrëveshjes se armëpushimit. Raportohet se disa autobusë serish jane sulmuar me arme. Evakuimi eshte ndalur edhe ne dy qytete te tjera siriane. Ndërsa 50 mije vete jane ende te bllokuar ne Alepo, gjate se enjtes u be i mundur vetem evakuimi i 6 mije prej tyre.