Ora News –Botuesit dhe përkthyes mblidhen në Tiranë për të nderuar veprën e Kadaresë

Ora News Lajme 2016-12-18

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Botuesit, përkthyesit dhe personalitete të botës akademike janë mbledhur në Tiranë në një konferencë shkencore për të nderuar veprën e gjeniut të letrave shqipe. Botuesi francez Faye, por dhe kritikë e përkthyes nga disa vende të botës vlerësuan Kadare mes shkrimtarëve më të mirë botëore. Konferenca shënon një stad të ri në studimin e veprës së Kadare
Ismail Kadare dhe vepra e tij zbulon dimensione të reja sa herë shkruhet dhe flitet për të. Botuesit, përkthyesit, personazhe të botës akademike dhe njerëzit me infuencë të letrave janë mbledhur në Tiranë në një konferencë ndërkombëtare kushtuar gjeniut krijues.
Botuesi francez i Kadaresë, Eric Faye, vlerësoi se vepra e tij ka qenë një mesazh i vazhdueshëm për demokracinë që u jepej shqiptarëve. Për Faye, Kadara shkon dhe përtej Xhorxh Oruellit
Eric Faye: Oruelli ka jetuar në një demokraci të gjatë, ndërsa Ismail Kadareja ka jetuar për dekada të tjera në qendër të diktaturës, dhe kjo është fuqia e tij, e cila i jep nder- Ai mundi ti bëjë radiografi totalitarizmit mu në zemër të tij.
Për kritikun nga Australia, Peter Morgan, Kadare renditet mes shkrimtarëve me të mirë në botë.
Peter Morgan: Kadarenë duhet ta shikojnë në kuadrin e letërsisë botërore dhe jo të së kalurës.
Britaniku John Hodgson i ndau vlerësimet për kadarenë në shqip.
John Hodgson: Leximi i Ismail Kadarese nuk e zbardh por vetëm e thellon misterin e Shqipërisë. Shqipëria do të mbëtet një mister edhe për vetë shqiptarët.
Por gjeniu është përballur dhe me sulme. Joachim Rohm tregoi sulmet ndaj shkrimtarit shqiptar në Gjermani, ndërsa tema e bashkon dhe me qëndrimet e arbëreshit Matteo Mandala.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/botuesit-dhe-perkthyes-mblidhen-ne-tirane-per-te-nderuar-vepren-e-kadarese/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS