Ora News - BOOM denoncon: Shoqata e Jetimëve pa licencë, qeveria i jep 16 mln lekë (pjesa I)

Ora News Emisione 2016-12-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në puntatën e sotme të emisionit investigativ ?Boom? është trajtuar tema e Shoqatës Kombëtarëve të Jetimëve, e cila megjithëse pa licencë njihet nga borderotë e qeverive shqiptare dhe merr para nga buxheti i shtetit prej rreth 20 vitesh.
Shoqata merr 16 milionë lekë çdo vit nga shteti shqiptar. Shoqata ka ndërruar kryetar para 6 muajsh. Kryetari aktual i shoqatës, Lulzim Resuli pranon para kamerës së fshehtë të emisionit ?Boom? të vërtetën rreth shoqatës, duke theksuar se ata marrin 16 milionë lekë në vit. Shoqata është krijuar në vitin 1996, që atëherë ka pasur emër tjetër.
Kamera e fshehtë me kryetarin e shoqatës Lulzim Resuli:
Gazetarja: Në bazë të informacioneve që kemi kjo shoqatë nuk është e licencuar. Është e vërtetë kjo gjë?
Kryetari: Po!
Gazetarja: Realisht shteti nuk ju njeh. Unë kam marrë një dokument. Mund ta shikoni. Ministria e Mirëqenies Sociale, thotë nuk iu njoh se nuk keni asnjë numër licence.
Kryetari: Deri këtu ne jemi ok. Çfarë na ka ndodhur, në momentin që kemi dëshiruar të aderojmë në QKL, ne na kanë kërkuar që ju duhet të profilizoheni diku dhe na kanë thënë pikat. Na kanë thënë po, por ju duhet të jepni këto shërbime, shërbime që kanë të bëjnë me trajnime, me ndihmën shoqërore dhe ne jemi në fazë aplikimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-denoncon-shoqata-e-jetimeve-pa-licence-qeveria-i-jap-16-mln-leke/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS