Rrjetit të shkollave profesionale në vend i është shtuar edhe një e re në qytetin e Lezhës, e specializuar për Hoteleri - Turizëm.
I pranishëm në këtë aktivitet, Kryeministri Edi Rama, për t'i dhënë peshë mundësive që të sjell të pasurit e një profesioni, në dallim me atë të një diplome universiteti, preferoi të sjellë shembullin që i pëlqen më shumë, atë të numrit të lartë të juristëve që kanë nxjerrë auditoret e fakulteteve të Drejtësisë.
Por këtu, ai zgjodhi të përfshijë dhe sistemin e drejtesisë, që në kontrast me rritjen e numrit të juristëve, është sipas tij më i deformuari në botë.
Sipas Ministrit Klosi, të rinjtë që zgjedhin shkollat profesionale, e kanë tregun e punës të sigurtë dhe si për ta faktuar, ai sjell shifra konkrete.
Ndërsa Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj përfitoi nga rasti për t'i kërkuar Kryeministrit më shumë vëmendje ndaj këtij qyteti, përmes investimeve kryesisht në infrastrukturë.
Tv Klan