Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshe nga politika e madhe në Parlament, këshilltarët e rinj të bashkisë Tiranë të të gjitha forcave politike kanë gjetur një mënyrë bashkëpunimi që synon të shtojë kuotat e të rinjve në listat e kandidatëve dhe për të treguar se pushteti nuk është vetëm i forcës që ka shumicën në këshill ata votuan një përfaqësues nga LSI dhe një nga PDIU, si kryetar dhe nënkryetar i Aleancës së Këshilltarëve të rinj.
?Kjo aleancë do të shërbejë si një trup i vetëm, i bashkuar, i fortë për të qenë mburojë e të drejtave dhe interesave të të rinjve?
?Në bashkëpunim me forumet politike, me organizata dhe grupime rinore të ndryshme do të bëjmë të pamundurën për ti dhënë zë shqetësimeve dhe problemeve të rinisë si buxhetimi rinor, karta e studentit, aboneja e studentit, hapësira publike të dedikuara për të rinjtë, punësimi etj.
Sipas kreut të Këshillit bashkiak, nisma do të gjejë mbështetje edhe në Këshill.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krijohet-aleanca-per-perfshirjen-e-te-rinjve-ne-politike/