Ora News –Apeli i Totozanit: Më shumë përkujdesje për familjet në nevojë

Ora News Lajme 2016-12-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati i Popullit, Igli Totozani, apeloi qeverinë për më shumë përkudesje për shtresat në nevojë dhe sidomos për familjet në varfëri eksteme. Këtë apel avokati e bëri në konferencën vjetore për të drejtat e njeriut, ku ngriti edhe një sërë problematikash të tjera, me theks tek mbipopullimi në burgje.
Totozani: Ende sot, ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis familjeve që jetojnë në zonat rurale dhe urbane, si dhe shumë familje jetojnë në varfëri absolute dhe ekstreme, duke u privuar nga ofrimi dhe aksesi në shërbimet bazike. Ende ka shumë për të bërë lidhur me barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave. Dhuna në familje mbetet ende një problem shqetësues. Mungesa e një kuadri të përshtatshëm ligjor për të drejtën për strehim, sot ka sjellë pasoja serioze dhe konflikte të reja sociale.
Në mbështetje të Avokatit të Popullit ambasadori amerikan tha se nëse ky institucion do ishte dëgjuar si nga të djathtët dhe të majtët shqipëria sot do të ishte më e mirë.
Lu: Qeveritë e majta dhe të djathta nuk e kanë dëgjuar Avokatin e Popullit. Shqipëria do të ishte një vend më i mirë nëse do ti vinin veshin Avokatit të Popullit.
I vetmi përfaqësues i shumicës në pushtet kryetari i kuvendit Ilir Meta tha se fokusi duhet të drejtohet tek ?njërëzit e varfër?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-avokatit-te-popullit-me-shume-perkujdesje-per-familjet-ne-nevoje/

Share This Video


Download

  
Report form