http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje aksident i rende ka ndodhur ne Fushe Kruje, por per fat te mire pa viktima. Nje furgon me nxënës ka dale rruga dhe ka përfunduar ne kanal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 ne afërsi te fshatit Bilaj. 7 nxënësit qe ndodheshin ne mjet kane pasur lëndime dhe fraktura. Ata janë dërguar menjëherë ne qendrën shëndetësore te Fushe-Krujës, ku kane marre ndihen e pare. Ndërsa njeri prej fëmijëve ne gjendje me kritike është nisur me urgjence drejt Tiranës. Drejtori i spitalit Ushtarak i kontaktuar nga Vizion Plus sqaron se fëmija i aksidentuar është jashtë rrezikut per jetën. Nga goditja e forte ai ka pësuar disa fraktura ne trup. Ndërsa policia e cila mbërriti ne vendngjarje ende nuk ka dhëne nje version per shkaqet e aksidentit. Siç duket edhe nga pamja rruga është e asfaltuar, por e ngushte. Ende nuk dihet nese drejtuesi i mjetit ka qene me shpejtësi apo ka devijuar per shkak te ndonjë makine tjetër.