BE-SHBA: Të krijohet qeveria - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-18

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashke me vlerësimin per zhvillimin e zgjedhjeve te qeta ne Maqedoni, dy zyrtaret e larte te BE, shefja per politiken e Jashtme Federica Mogherini dhe komisioneri per Zgjerimin Hahn apeluan qe sa me shpejt te krijohet qeveria e re. ?Zgjedhjet i ofrojnë vendit mundësi kryesore për ripërtëritjen e demokracisë, dialog konstruktiv per te tejkaluar krizen politike dhe bashkimin për qëllimin e përbashkët, integrimin euroatlantik. Presim formimin e shpejtë të qeverise e parlamentit të ri dhe zbatimin e reformave te rëndësishme per sundimin e ligjit. Qeveria dhe opozita duhet që të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjeve, duke përfshirë përkrahjen e punës së zyrës së prokurorisë speciale?Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar qe qeveria te formohet sa me shpejt dhe partitë qe do ta formojnë te bashkëpunojnë me opozitën per reformat integruese. Pas publikimit te rezultateve nga Komisioni Zgjedhor vëmendja eshte përqendruar tek negociatat per kabinetin e ri, pasi as VMRO-DPMNE qe u rendit e para dhe as LSDM nuk mund te krijojnë qeverinë pa partitë shqiptare, qe morën 20 deputete. Ish-kryeministri Gruevski deklaroi se do te nise bisedimet per koalicion, pa specifikuar se me cilat parti shqiptare. Ndërkaq, Lëvizja Besa qe siguroi 5 deputete, ka paraqitur ankese ne KSHZ, pasi sipas saj ka mospërputhje te rezultateve nga terreni me te dhënat e Komisionit, gjë qe ka çuar ne humbjen e dy deputeteve.

Share This Video


Download

  
Report form