Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk ka marrë asnjë fletëthirrje nga policia për t'u shoqëruar me forcë në komisionin hetimor për CEZ.
Gjatë një komunikimi me mediat, pas dëshmisë 3 orëshe në komisionin hetimor për CEZ, Berisha tha mesditën e kësaj të hëne ka qenë në zyrë dhe jo në shtëpi.
"Absolutisht, një mashtrim i rrallë. Se çfarë ka bërë Saje qorri me çunat e krimit, unë s'di asgjë. Unë kam komunikuar sot me nënkryetarin e komisionit dhe më ka thënë që çështja është te Meta. Sapo doli nga Meta dhe duke ditur që kanë shumicën në komision, vendosa të vij. S'kam qenë në shtëpi, kam qenë në zyrë dhe kam ardhur direkt nga zyra këtu", tha Berisha.