Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Duaje token mbroje të ardhmen? me këtë moto, shefat e kuzhinës në emër të aleancës ?slow food ? në Fishtë të Lezhës kanë promovuar biodiversitetin. Kuzhinieret e njohur Altin Prenga, Sokol Prenga dhe Armond Kikini u bënë bashkë duke gatuar produkte të zonës.
Fëmijët përcollën mesazhin sa e rëndësishme është toka, teksa për një ditë provuan të bëhen fermer.
Fëmijë: Po mbjellim thekër. Ishte hera e parë. Një eksperiencë e veçantë.
Shefat e kuzhinës thonë se është e nevojshme që njerëzit të afrohen pranë tokes për të kuptuar vlerën që kanë produktet, për t?u ushqyer shëndetshme.
Sokol Prenga shef kuzhine: Ne duam t?ia përcjellim këtë mënyrë të jetuari duke dashur tokën dhe të jetë sa më afër saj një brezi.
Altin Prenga, shef Kuzhine: Unë mendoj se gjërat e mëdha bëhen nga njerëzit e vegjël siç jemi ne. Kemi bërë një ditë argëtuese ku fëmijët prekin me dorë gjithçka ka natyra.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-promovohet-ushqimi-i-shendetshem-slow-food/