Report TV - "Çfarë bie jashtë, futet brenda" 15 persona në një godinë në Dibër

Report TV 2016-12-11

Views 0

Kjo është banesa e familjes së Bujar Beqirit në fshatin Urakë të njësisë Administrative Rukaj.

Në këtë godinë jetojnë brenda 15 persona, ndonëse është drejt rrënimit total.

E zonja e kësaj familjeje, Mine Beqiri thotë se çfarë bie jashtë hyn brenda kur ka shi.

Ajo thotë se ka frikë të jetojë brenda e ndërsa ekonomikisht e kanë të pamundur jo vetëm të rregullojnë banesën por edhe të ushqehen.

Ndërkaq, Bujar Beqiri thotë se edhe pse ka dorëzuar të gjitha dokumentet, ende nuk ka përfituar asgjë nga shteti. Ai bën apel për ndihmë për të rregulluar banesën pasi ka frike se një ditë do t?i zërë 15 pjesëtarët brenda.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS