Ora News –Shqipëri-Ukrainë, marrëveshje bashkëpunimi për import-eksport

Ora News Lajme 2016-12-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria dhe Ukraina kanë potenciale të shumta bashkëpunimi për import dhe eksport direkt duke shmangur palët e treta. Gjatë një takimi mes përfaqësuesve shqiptar të qendrës së eksporteve dhe dhomës së tregtisë së Ukrainës gjetën dakordësinë për të bashkëpunim.
Shqipëria synon që të bëjë importe dhe eksporte direkte me Ukrainën duke shmangur palët e treta. Në takimet e përbashkëta mes biznesmenëve shqiptare e ukrainas interesi i shfaqur nga biznesi shqiptarë ishte eksporti drejt Ukrainës i fruta perimeve dhe gështenjës, një produkt i panjohur për tregun ukrainas. Alban Zusi, Kreu i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, tha se mes 2 vendeve ka potenciale të shumta bashkëpunimi.
Zusi: Fillimisht ne erdhëm me pretendimin modest për të eksportuar produktet bujqësore, të cilat sipas informacioneve tona e arrijnë tregun ukrainas, por përmes ndërmjetësve ballkanik dhe për të tërhequr turistë nga Ukraina në bregdetin tonë.
Zëvendëspresidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Ukrainës tha se është i gatshëm të eksportojë grurë dhe sheqer drejt Shqipërisë.
Nerpan: Me përfaqësuesit e biznesit shqiptar diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit në fushat e energjitikës, infrastrukturës së gazit dhe fushën e IT. Gjithashtu shprehëm gadishmërinë tonë në eksportin e sheqerit dhe grurit drejt Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/shqiperi-ukraine-marreveshje-bashkepunimi-per-import-eksport/

Share This Video


Download

  
Report form