Trump hedh poshtë raportin e CIA-s - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekipi i Donald Trumpit e ka hedhur poshtë raportin e CIA-s, sipas të cilit Rusia është e përfshirë në vjedhjen e e-maileve të demokratëve me qëllimin të shtonte mundësitë e fitores së republikanit në zgjedhjet presidenciale. ?Këta janë të njëjtët njerëz që deklaruan se Sadam Huseini kishte armë të shkatërrimit në masë?, u shpreh nje zedhenes i Presidentit të zgjedhur. Edhe rusët vetë nga ana tjetër nuk i kanë pranuar asnjëherë akuzat e hakerimit. Të premten, Presidenti ne detyre Barack Obama urdhëroi nisjen e një hetimi mbi një seri sulmesh kibernetike gjatë fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara, per te cilat akuzohen ruse. Shënjestra e këtyre sulmeve ishte Partia Demokrate dhe një drejtues i fushatës së kandidates presidenciale, Hillary Clinton, John Podesta. Agjencitë e inteligjencës shprehen se rusët pas kësaj ja kanë kaluar dokumentet e demokratëve platformës Wikileaks, e cila u kujdes që ato sekrete t?i mësonin të gjithë. Washington Post shkruan se inteligjenca amerikane ka identifikuar individë të lidhur me qeverinë ruse, të cilët i ofruan të dhënat Wikileaksit. Sipas raportit te CIA-s edhe publikimi i disa e-maileve te ish-sekretares Klinton eshte bere me qellim kryesor per ta demtuar ate dhe per te favorizuar Donald Trump.

Share This Video


Download

  
Report form