Stop - Absurdi i drejtesise, gjykohet viktima, te lire agresoret! (09 dhjetor 2016)

RTV KLAN 2016-12-10

Views 5

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? ka udhetuar drejt qytetit te Lacit, aty ku ne 3 dhjetor 2015 Maringlen Stojani mbeti i plagosur ne nje pike servisi.Ai u godit me mjete te forta, por edhe me pistolete ne njeren kembe.E cuan ne spital pa ndjenja dhe ne kushte te renduara e moren ne pyetje. Maringlenit iu vu masa ?arrest shtepie?, ndersa 3 personat ,qe e plagosen, u lane te lire. Per ?Stop? Maringlen Stojani tregon, se diten e pare ka qene i pamundur te deshmoje dhe nuk e ka idene, se cfare kane shkruar oficeret e policise gjyqesore. Ndresa kur ai ka deklaruar gjithcka, kjo nuk eshte marre parasysh.Pas seancave gjyqesore maratone, ku paraqitet vetem Maringleni, ky i fundit po hetohet ne gjendje te lire, ndresa agresoret po perballen vetem me akuzen e armembajtjes pa leje?!

Emisioni ?STOP? që transmetohet nga e hëna në të premte në Televizionin Klan ka udhëtuar drejt qytetit të Laçit, aty ku në 3 dhjetor 2015 Markeljan Stojani mbeti i plagosur në një pikë servisi. Ai u godit me mjete të forta, por edhe me pistoletë në njërën këmbë. Ai nuk e mban mend se kush e ka dërguar në spital, por di vetëm që pas dy ditësh kushte të rënduara policia e ka marrë në pyetje dhe më pas e ka dërguar në burg. Pasi doli nga burgu atij iu vu masa ?arrest shtëpie?, ndërsa 3 personat, që e plagosën u lanë të lirë. Për ?Stop? Markeljan Stojani tregon, se ditën e parë ka qenë i pamundur të dëshmojë dhe nuk e ka idenë, se çfarë kanë shkruar oficerët e policisë gjyqësore. Ndërsa kur ai ka deklaruar gjithçka, kjo nuk është marrë parasysh. Pas seancave gjyqësorë maratonë, ku paraqitet vetëm Markeljan, ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa po vetëm njëri nga agresorët po përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe dy të tjerët janë hequr nga hetimet?!

Markeljan Stojani : Mbrëmjen e 3 dhjetori duke kaluar pranë servisit u afrua një makinë ?Audi?ngjyrë gri me targa NA 908 FF, zbresin tre persona Ervisjon Lleshaj që ishte me armë në dorë, vëllai i tij Elson Lleshaj dhe djali i xhaxhait të tij më dru në dorë, ku me godisnin dy persona me levë dhe dru dhe Ervisjon gjuan me armë zjarri dhe më pas jam shtrirë në tokë nuk mbaj mend asnjë gjë.

Gazetarja: Kush të dërgoi në spitalin e Tiranës?
Marigleni : Në letra thuhet se më çoi Hasan Derica.

Gazetarja: Mban mend gjë ti, të të ketë dërguar ky zotëria?
Markeljani: Nuk mbaj mend asnjë gjë.

Markeljani u plagos tek gjuri, por ccfarë ndodhi më pas. Në momentin që Markeljani ishte në gjendje kome dhe i shtruar tek Spitali Ushtarak, pas dy ditësh shkon policia në spital dhe kur e pyet ai thotë nuk mbaj mend. Menjëherë pas kësaj, policia dhe Prokuroria e Laccit e padit për moskallëzim krimi.

Gazetarja: Ka një kallëzim ndaj teje për moskallëzim krimi? Është e vërtetë që ti nuk e ke kallëzuar krimin?
Markeljani: Nuk është e vërtetë pasi unë nuk kam qenë në gjendje të flas, ata më kanë marrë ne pyetje në spital dhe më pa...

Share This Video


Download

  
Report form