Përfundon faza konkurruese në “Kënga Magjike”

RTV KLAN 2016-12-10

Views 12

Është mbyllur faza konkurruese në ?Kënga Magjike 2016? . Në mbrëmjen e së enjtes, në skenën e Pallatit të Kongreseve u dëgjuan 23 këngëtarët në natën e dytë dhe të fundit gjysmëfinale. Dje ishte radha e Rosela Gjylbegut, Eliza Hoxhës, Flaka Krelanit, vëllezërve Endri dhe Stefi Prifti, Tunës, e shumë këngëtarëve të tjerë të kategorisë ?Big?.

Dueti Artiola Toska ? Bruno, me ?Mirëmëngjes dashni?, një këngë ku nuk mungojnë nuancat e pop-folkut ngriti adrenalinën te publiku në sallë.

Për Xheisarën, Festina Mejzinin, Joan Mezini, Algert Salën, Vjosa Selmanin dhe Elionën, juria ndezi jeshilen, dritë që u jep të drejtën konkurruesve në kategorinë ?New Artist? të futen në fazën e votimit, për këngën më të mirë të 2016-ës.

Me finalistët e ?Kënga Magjike 2016?, do të njihemi të shtunën në mbrëmje. Dy fituesit e ?Çmimi i Produksionit dhe ?Best New Artist?, ?Artisti më i Mirë i Ri? u zgjodhën në mbyllje të gjysmëfinales së dytë.

Dy të ftuarit e së enjtes ishin familjarët e Elia Zaharia Zogu. ?Moj e bukura Shqipëri? u këndua nga aktorja e njohur e teatrit dhe kinemasë Yllka Mujo dhe dy fëmijët e saj, po aktorë, Elia dhe Amosi.

?Kënga Magjike? rikthehet të shtunën, me mbrëmjen finale në një transmetim të drejtpërdrejt në Televizionin Klan në orën 20 e 30.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form