Ish kryeministri Sali Berisha do të dëshmojë në komisionin hetimor për CEZ vetëm pasi të largohet si kryetar i komisionit Taulant Balla. Qëndrimi i demokratëve u bë i ditur në mbledhjen e të premtes nga Arben Ristani. Sipas tij, Balla ka konflikt interesi me familjen Berisha, pasi është dënuar me 10 milionë lekë për shpifje. Kërkesa i është dërguar kreut të Kuvendit, Ilir Meta.