TIRANË-Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në zonën pranë Fabrikës së Qelqit në Kombinat.
Trupi i pajëtë i gjetur nga banorët e lagjes është i seksit mashkull, me iniciale Y.H, 71 vjeç.
Sipas informacioneve nga policia, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të ndjerit.
Burime për Report Tv mësojnë se 71-vjeçari dyshohet të ketë vdekur nga shkaqe natyrore.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.