Dosja e penale e autoriteteve greke ndaj Klement Balilit është përkthyer në Gjuhen Shqipe dhe i është dërguar Prokurorisë së Përgjithshme.
Janë rreth 1 700 faqe të përkthyer ku janë provat që Prokuroria Greke ka siguruar për grupin e Balilit, që dyshohet se trafikonte tonelata drogë në vit, drejt Bashkimit Europian.
Mësohet se dosja ka mbërritur në Tiranë nëpërmjet një korrieri diplomatik në datën 12 Nëntor nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka shpjeguar me anë të një deklarate në Facebook, se ajo ka qenë e pa përkthyer.
Më pas në datën 14 të muajit të kaluar ka mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ia ka deleguar Prokurorisë për t?i regjistruar në dosjen hetimore. Në 16 Nëntor, dosja është rikthyer në Minsitri ku janë angazhuar 15 përkthyes.
Atyre u janë dashur 20 ditë për të përkthyer materialin voluminoz dhe vetëm në datën 6 Dhjetor dosja ka mbërritur e Përkthyer në Prokurori.