200 tituj të rinj, të përzgjedhur nga një komision i posaçëm i janë dhuruar çdo biblioteke në kryeqytet nga ministria e kulturës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, e ka konsideruar këtë si dhuratë për festat e fundviti, ndërsa ka kërkuar nga të gjithë që të investojnë më shumë në lexim, e veçanërisht fëmijët.
Pasurimi i bibliotekave me libra të rinj, nga të gjitha zhanret do të kthehet në një rutinë të përvitshme.