Policia e Korçës, arrestoi mbrëmjen e të hënës një person, me akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, pasi ka tentuar të vrasë babain e tij, në ambientet e spitalit të qytetit të Korçës.
Petrika Çeço, 28 - vjeç, rreth orës 19:30 të së hënës, në ambientet e Spitalit Rajonal të qytetit të Korçës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike, si edhe ka tentuar të mbysë me një rrip (material sintetik) babanë e tij, 61 - vjeçarin me iniciale M. C.
Ky i fundit ndodhej i shtruar në pavionin e Patologjisë, për të marrë ndihmë mjekësore. Pasi ka kryer këtë veprim Petrika Ceco është larguar nga vendngjarja, për t?iu fshehur policisë.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë lokalizuar vendndodhjen e tij, ndërsa ishte fshehur në banesën e gjyshërve të tij në lagjen nr 1. Policia arrestoi në flagrancë të Çeçon, për akuzën e ?Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë?.