Gjiknuri për energjinë e rinovueshme

RTV KLAN 2016-12-06

Views 2

Në vite, energjia alternative, e cila sigurisht është edhe më e pastër, si ajo e erës apo diellit, kanë qenë vetëm një fjalë për veshët e shqiptarëve. Të paktë janë ata të cilët kanë blerë për shtëpitë apo bizneset e tyre një panel diellor apo fotovoltaik.

Me anë të një ligji të miratuar në komisionin e parlamentar, qeveria do të japë subvencione për të gjithë që përdorin këtë lloj burimi. Damian Gjiknuri tha përpara deputetëve se do të krijohet një fond i posaçëm i cili do të japë kredi të buta për qytetarët që blejnë një panel diellor.

Si rrallë ndonjëherë mazhoranca dhe opozita kanë qenë dakord që të ulin taksat për të gjitha pajisjet që stimulojnë energjinë e rinovueshme.

Shqipëria është një rast i veçantë në rajon, pasi shumicën e prodhimit të energjisë e ka nga burimet hidrike, dhe pjesën tjetër nga djegia e druve, e cila është po ashtu e dëmshme për mjedisin.

Share This Video


Download

  
Report form