Ora News –Lu: Politikanë nga e majta dhe e djathta do përballen me drejtësinë

Ora News Lajme 2016-12-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori Amerikan Donlad Lu, në simpoziumin antikorrupsion deklaroi se duhet të presim që politikanë të korruptuar nga e majta dhe e djathta të dalin përpara drejtësisë, ndërsa sipas tij frika e tyre dhe e gjyqtarëve po mban peng ligjin e vettingut.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ishte skeptik nëqoftëse gjykata Kushtetuese do ti bindet opinionit të Komisionit të Venecias.
Tirane- Reforma në Drejtësi po mbahet penga nga gjyqtarë dhe politikan të korruptuar dhe të frikësuar. Kështu deklaroi Ambasadori Amerikan Donald Lu, në simpoziumin kundër korrupsionit, ndërsa iu referua ligjit të Vettingut në Gjykatë Kushtetuese dhe pretendimeve se përkthimi i dërguar në Komision e Venecias nuk ishte korrekt.
Lu, tha se suksesi i reformës në drejtësi, veçanërisht i Prokurisë Special dhe Byrosë së Hetimit, varet nga pritshmëria që shqiptarët duhet të kenë
Ambasadori Lu solli një shembull të korrupsionit në nivle të larta në Amerikë, për të treguar sa i dëmshëm është ai për shoqërinë.
Në Shqipëri tha ambasadori amerikan, çdo familje ka një histori për të treguar sesi korrupsioni i ka prekur jetën. Lu tha se shqiptarët përballen me korrupsionin, duke parë raste sesi gjykatës dhe prokurorë kërkojnë para, seks apo favore në këmbim të vendimeve korruptive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lu-politikane-nga-e-majta-dhe-e-djathta-do-perballen-me-drejtesine/

Share This Video


Download

  
Report form