"600 mijë shqiptarë të pasiguruar do të përfitojnë rimbursimin e medikamenteve shëndetësore nga shteti". Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit javor në Facebook, duke ndarë me ndjekësit e tij risitë e buxhetit të shtetit për vitin 2016-ë. Reforma në shëndetësi, tha Rama, mbetet ende sfidë, ndërsa theksoi se për vitin e ardhshëm lista e qytetarëve që do përfitojnë rimbursimin e ilaçeve do të përfshijë 600 mijë të pasiguruar.