“Gripi i shpendëve”, Shqipëria shton masat

RTV KLAN 2016-12-04

Views 4

Rreziku i gripit të shpendëve ka bërë që në çdo pikë të kalimit kufitar, të vendoset një specialist i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, për të parë origjinën e produkteve dhe për të bërë analizat në raste dyshimi.

Nga raportimet që vijnë nga çdo rreth që ka pika doganore, deri tani për Shqipërinë, nuk ka asnjë rast të evidentuar me virusin H5N8.
Ministria e Bujqësisë thotë se do të azhornojë listën e vendeve ku ndalohet importi dhe do të shtojë edhe Rumaninë.
Më shumë se rreziku i importit, frika më e madhe është mbërritja e gripit të shpendëve në vendin tonë nga zogjtë shtegtarë.

Edhe pse ende nuk është konstatuar asnjë rast, përhapja e virusit në Europë është gjithnjë e në rritje, çka bën e bën Shqipërinë potencialisht të rrezikuar.

Share This Video


Download

  
Report form