50 mijë euro dhe brenda javës të jap dy apartamente në ?Unazën e Re?, ndërsa lekët i dua në dorë.
Këtë formulë sipas hetimeve të policisë së Tiranës Engjull Bengasi administrator i kompanisë së ndërtimit ''BEU Konstruksion'' me seli në Gramsh e veprimtari në Tiranë e ka përdorur duke marrë paratë dhe më pas ka humbur çdo kontakt me klientët.
32-vjeçari është vënë këtë të dielë në pranga nga policia e Tiranës e cila i bënë thirrje qytetarëve të denoncojnë nëse janë mashtruar nga Bengasi ose firma në të cilën ai ishte administrator.