http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
Nje grua 40-vjeçare ka humbur jetën ne Fier pasi ra nga kati i katert i pallatit ku banonte. Liliana Ruko jetonte ne lagjen ?Kryengritja? e Fierit. Fqinjët që e kanë parë aktin e tmerrshëm, kanë deklaruar se ka qenë bashkëshorti Ferdinand Ruko, ai që e ka shtyrë 40-vjeçaren nga dritarja e banjës. Renia nga kati i katërt i ka shkaktuar gruas plage te renda. Liliana Ruko është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, per shkak te plagëve te shumta mjeket e kane pasur te pamundur ta shpëtojnë nga vdekja. Policia, e cila ka mbërritur ne vendin e ngjarjes ka marre dëshmitë e fqinjëve. Mësohet se 40-vjeçarja ka qene e zhveshur kur eshte shtyre nga bashkëshorti. Çifti sapo ishte kthyer nga Gjermania, nga ku kërkonte azil dhe nuk njiheshin nga fqinjët si persona konfliktualë. Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa po heton për te zbardhur motivet.