http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
https://www.instagram.com/vizionplustelevizion/
Ngrohja me dru eshte zgjidhja e vetme gjate dimrit per mijera familje, sidomos ne zonat malore dhe ne juglindje. Por ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm, cmimi i druve eshte rritur ndjeshem duke shkuar ne 5 mije lekeve për metër kub.Ky është Kosta Mulla, një nga 15 tregtarët që me merret me shitjen e druve te zjarrit në Korcë. Ai thote se cmimi ndryshoi pas vendosjes se moratoriumit të pyjeve Një kubik me dru te prera shitet 2 mije lekë, ndërsa 1 meter kub, të pa prera kushton dyfish me shume. Myzejen Nure, banore e Korçes, thote se shtrenjtimi i druve i ka veshtiresuar jetesen.
Me shume se 90 për qind e korçareve ngrohen me dru: pjesa tjeter kane zgjedhur alternativa te tjera. Drejtuesit e bashkise u kane kerkuar tregtareve te mos abuzojne me cmimet.
Me të njëjtin problem po përballen edhe qytetarët Elbasan. Drejtues te sherbimit pyjor thone se u kane kërkuar dy firmave të licensuara në Librazhd, që të furnizojnë edhe Elbasanin, per te ulur çmimin.
Me te lehte e kane familjet qe jetojne ne fshat, pasi shume prej tyre e sigurojne vete lenden drusore ne pyjet qe kane perreth.