Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse skeptik se mund të përmbushë pritshmëritë e të përndjekurve presidenti i Republikës Bujar Nishani mendon se autoriteti i hapjes së dosjeve të diktaturës ishte i vonuar. Nga Brukseli ku mori pjesë në një konferencë mbi krimet e regjimit komunist Kreu i Shtetit u shpreh i keqardhur për tendencat që sipas tij po vërehen në rilindjen të kaluarës së hidhur.
Nga Brukseli ku mori pjesë në Konferencën mbi ?Krimet e regjimit komunist në Shqipëri?, presidenti Bujar Nishani shprehu kritika për vonesën në konstituimin e Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Komunizmit.
Nishani: Pas një vonese të gjatë e të pajustifikuar, në Shqipëri është ngritur dhe konstituuar Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Komunizmit, i cili shpresojmë se do t?i përmbushë pritshmëritë e të përndjekurve dhe viktimave të regjimit, për t?ua qetësuar të paktën shpirtin si dhe për të gjetur eshtrat e të parëve.
Duke rikujtuar detyrimin e klasës politike për të dokumentuar krimet e diktaturës, Nishani shpreh keqardhjen për tendencat që vërehën në rilindjen të kaluarës së hidhur, duke iu referuar Bunk artit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krimet-e-komunizmit-nishani-autoriteti-i-hapjes-se-dosjeve-i-vonuar/